Portal:Dibra

Од Wiki.mk

Скокни на: содржини, барај
македонски
уредете  

Dibra

Знаме на Дебар.gif

Dibra është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë.

Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, (Shiko më shumë)

уредете  

Artikulli i muajit

Shoqata ekologjike “Deshat” në Dibër alarmon për rrezikun ekologjik të lumit Radika dhe Liqenit të Dibrës.

Kjo shoqatë ka sensibilizuar opinionin lidhur me rrezikun që i kanoset këtyre dy pasurive natyrore të Dibrës, nga kompania elektroenergjetike ELEM përmes projektit të ndërtimit të pendës në fushën e Lukovës dhe asaj në urë të Boshkut. “Ndërtimi i pendës në fushë të Lukovës ndoshta nuk është alarm edhe aq i madh për Dibrën dhe dibranët, pasi ajo do të ndërtohet në pjesë të parkut nacional të Mavrovës, por alarmi për ne ndizet kur kuptojmë se për të furnizuar me ujë këtë pendë të re, do të bëhet kapja e të gjitha ujërave nga pellgjet të cilat sot e furnizojnë lumin e Radikës dhe me kanal special nëntokësor (të gjatë disa kilometra) do ti dërgojnë në liqenin e ri të fushë Lukovës, ndërsa prej atje këta ujëra do vazhdojnë rrugën dhe pasurojnë basenin e lumit Vardar. Pra, po përsëritet diçka e cila njëherë ndodhi para 60 vitesh me ndërtimin e liqenit të Mavrovës, me çka u ndryshua rrjedhja normale e shumë ujërave të pellgut të Radikës, por më planin më të ri nuk do të bëhet vetëm kapja e ujërave të Radikës por do të bëhet tharja totale e këtij lumi”, theksojnë përfaqësues të shoqatës “Deshat”. Sipas shqetësimeve të tyre, pasojat e këtij plani nuk përfundojnë me kaq, pasojat janë pjesë e zinxhirit ekologjik. “Kjo do të pasohet me zvogëlimin e dukshëm të sasisë së ujit e cila e furnizon liqenin e Dibrës, njëra rrymë e liqenit (ajo e Radikës) thuajse nuk do të ekzistojë në të ardhmen, ndotjet të cilat na vinë sot prej Ohrit dhe Strugës përmes Drinit të Zi nuk do ta kenë në të ardhmen sasinë e domosdoshme të ujit të Radikës i cili ndihmonte dukshëm në pastrimin e Liqenit”, theksojnë ekologjistët dibranë. Një nga aktivistët dibran Bardhyl Marku ka alarmuar shqetësimet e shumë dibranëve, duke kërkuar edhe mbështetjen e mediave. Në mbrojtje të lumit Radika. VIDEO

уредете  

Fotografia e muajit

Споменик на Скендербег (Дебар).jpg
Statuja e Skenderbeut në Dibër
уредете  

A e dini se?

уредете  

Biografi e zgjedhur

уредете  

Artikujt e fundit

уредете  

Kategori

U PËRURUAN BOPTIMET E REJA TË POETEVE DIBRAN Dibër, nëntor-Në kuadër të Manifestimit kulturor që në Dibër mbahetn në moton ,,Ditët e kulutës dibrane,, të premeten u mbjat edicioni I nëntë I Portikut poetik ,,Dr.Lutfi Turkeshi,, manifestim poetik mbarshqiptar I cili është bërë tradicional nën organizoimin të klubit letrar,, Art klubi,,- Dibër. Në amfiteatrin e Qendrës për Kulturë I cili ishte I ngushtë që ti pranojë të gjithë adhuruesit e poesizë , manifestimi filloi me një minutë heshtje për poetët që ndan jetë ndërmejt dy edicioneve të Portikut. Portikun poetik e shpalli të hapur kryetari I komunës Dibër Argëtim Fida I cili tha se ky evendiment kulturor ka një domethanje të madhe për poezinë e bukur shqiptare. Ai shtoi se komuna Dibër gjithonë ka përkrahur edhe finasijarisht këta manifestime . Përfaqësuesi I ,,ART Klubit,, Nuri Koleci tha se edhe në këtë portik marin pjesë poetë nga mbarë trojet shqiptare. duke përshëndet të pranishmit, poetët nga trojet shqiptare e hapi këtë edicion .Ai theksoi se edicionet nga viti në vit po pasurohen me shumë adhurues të pendës e të fjalës së bukur të shkruar.Në këtë klub letrar tha Koleci kemi edhe poetë të rinj të cilët me krijimtarit e tyre janë bërë antar të rregullt .Portiukun poetik filloi me përurimin e botimeve të antarëve të klubit dibran edhe atë : ,,Mesazhe nga Amerika ,, nga Hysen Kosovrasti , ,,Ndalu pak orë,, nga Halit Basha, ,,Gjurmë ,,nga Delvina Kërluku, si dhe ,,Rozafa ,, nga Buran Skululi . Pastaj nata poetike vazhdoi me prezentimin të poezive më të reja të poetëve nga Shqipërija, Kosova dhe viset shqipare në Maqedoni . Kalosh Celiku, Abdulla Ademi, Resul Shabani ,Vait Nasufi ,Erol Veliu , Alma Zendellari, si dhe poetet dibranë . Pas përfundimit të Portikut poetik në Qendrën për kulturë , poetët pjesmarës , vazhduan leximet poetike në restoranin ,,Uranuku,, deri në orët e vona të mbrëmjes. Edhe pse evenimenti zgjati vetem një mbrëmje, kjo nuk I zbehu vlerat e Portikut që vite me rradhë I dëshmon.

уредете  

Portala

Скопје Велес
Shkupi (mk) Velesi (mk)
Преземено од "http://wiki.mk/wiki/Portal:Dibra"
Лични алатки
Именски простори
Варијанти
Дејства
Навигација
Локални заедници
За проектот
Алатник