Dibra

Од Wiki.mk

Скокни на: содржини, барај

Содржина

Histori per qytetin e Dibres

Dibra është qytet i lashtë, dhe emri i saj përmendet që në shekullin e Pestë para Erës së re, ndërsa më vonë në shekullin e Parë të Erës sonë nga Straboni dhe Plini. Ata përmendin fisin Doberë(fis ilir) të cilët themeluan qytetin me emrin Dober. Ptolomei në shekullin e dytë të erës sonë e vërteton planin e qytetit të quajtur Dober, Doberus ose Doboro dhe banorët e saj si doberë.

Kërkimet e deritanishme arkeologjike e historike vërtetojnë se: emri i qytetit Dibër rrjedh nga qyteti Dober.


Dibra, në rjedhën historike ka qenë qendër zejtare, e cila ka luajtur rol të rëndësishëmnë historinë e rajonit. Deri më 1912, Dibra paraqitet si një nga qytetet më të zhvilluar të rajonit, si në planin ekonomik, zejtar, tregtar, etik, ashtu dhe në planin kulturor e social. Në këtë kohë Dibra ka 11.000 banorë dhe 462 dyqane. Për shkak të trazirave dhe ngjarjeve të ndryshme politike të rajonit, Dibra humb pozitën e saj, kështuqë sot numërohet ndër rajonet më të pazhvilluara të Maqedonisë, edhe përkrah rrethanave të përshtatshme për një zhvillim të mirfilltë.

Te dhena gjeografike per Dibren

Territori i Komunës Dibër shtrihet në Maqedoninë perëndimore përreth vetë kufirit me Republikën e Shqipërisë, dhe atë e përbën fusha e Dibrës ndërmjet malit Kërçin (Deshat), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 630 deri në 700 metra.

Komuna Dibër kufizohet me Komunat: Radostushë, Qendra Zhupë, në një hapësirë të vogël me Lukovën, dhe në vijën kufitare shtetrore me R. E Shqipërisë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në R. E Shqipërisë). Rajoni i Dibrës ka klimë të butë ku ndjehet klima mesdhetare gjatë muajve të verës dhe klima malore gjatë muajve të dimrit.

Sipas ndarjes teritoriale të fundit tëKomunave në Maqedoni(e bërë në vitin 1996, dhe pritet që një gjë e tillë të bëhet përsëri në vitin 2003 në vazhdën e procesit të decentralizimit), Komuna e Dibrës ka një sipërfaqe prej 120 km2 dhe numërohet në mesin e Komunave me sipërfaqe më të vogël në Republikë. Në vitin 1994 dendësia e popullsisë ishte rreth 146,56 banorë në një km2. Në kuadër të Komunës egzistojnë 17 vendbanime(fshatra) prej të cilave 13 janë të banueshme, ndërsa 4 tjera janë tërësisht të ç’populluara(Bomova, Vlasiqi, Konjara dhe Taraniku). Qendra e Komunës është qyteti i Dibrës, ndërsa vendbanimet e tjera janë fshatrat: Banjisht, Kosovrast i poshtëm, Kosovrast i epërm, Krifca, Otishani, Rajçica, Sollokiqi, Spasi, Tatar Elefca, Amja, Xhepishta dhe Otishani. Sipas numrit të banorëve 7 prej këtyre bëjnë pjesë në kategorinë e vendbanimeve të vogla, me më pak se 300 banorë, gjashtë në atë të mesme , ndërsa vendbanime të mëdha me më shumë se 800 banorë nuk ka. Nga aspekti i relievit, dy prej fshatrave të sipërpëmendura janë të tipit ultësiror(fushor), tetë janë shkëmborë, dhe tre janë malorë.


Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radikë dhe Drin i zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banjisht dhe Kosovrast, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Europë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë.

Migracioni nje fenomen fatkeq per qytetin e Dibres

Fenomeni i emigracionit dhe migracionit në Dibër është shumë i pranishëm. Për shkaqe politike, ekonomike, e sociale, përafërsisht 8.000-10.000 dibranë kanë emigruar në SHBA dhe shtetet veriperëndimore të Europës. Migracioni i popullsisë në relacionin fshat-qytet është evident, dhe në aspektin e urbanizmit përbën një problem serioz për shkak të ndërtimeve pa leje dhe vendbanimeve pa urbanizëm.Prapambeturia ekonomike e fshatrave, gjendja e papërshtatshme sociale, mungesa e objekteve infratsrukturore, janë disa nga shkaqet e këtij migracioni. Sipas strukturës nacionale në Dibër(gjithmonë duke i’u referuar të dhënave nga regjistrimi i popullsisë të 1994) dominojnë Shqiptarët me 62,2% ose 10934 banorë, pastaj janë maqedonasit (orthodoksë dhe myslimanë) me 3309 banorë ose 18,8%, turqit me 1937 banorë os 11%, Romët me 1103 banorë ose 6,3%, dhe të tjerë 1,7 %.

Te dhena demografike

Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit. Sipas regjistrimit të vitit 2002 Komuna e Dibrës kishte 19 452 banorë, shtesa e popullsisë vjen nga shtimi natyral i saj dhe nga bashkëngjitja e dy fshatrave që i ishin hequr Komunës së Dibrës në vitin 1994. Fshatrat që u shtuan janë te Mogorces dhe Garit.[1] Popullsia e qytetit të Dibrës së Madhe ne vitin 2002 arriti në 14 561 banorë, me këtë përbërje etnike: KombësiagjithsejMaqedonë1 054 ( 7,24%)Shqiptarë10 768 (73,95%)turq1 415 ( 9,71%)Romë1 079 ( 7,41%)vllehë2Serb22boshnjakë2Të tjerë219 Sipas përbërjes fetare kemi këtë kategorizim: Besimi fetargjithsejOrtodoksë668 ( 4,58%)Muslimanë13 763 (94,52%)Katolikë55 ( 0,37%)të tjerë55 Ndarja sipas gjuhës amëtare ne qytetin e Dibrës së Madhe është si më poshtë: Gjuha AmëtaregjithsejMaqedone1 950 (13,39%)Shqiptare11 510 (79,04%)Turke955 ( 6,56%)Rome49 ( 0,33%)Vllehe0Serbe19Boshnjake3Të tjerë75

Punesimet ne Diber

“Për tre vitet e kaluara nëpërmjet disa programeve të Qeverisë janë punësuar rreth 200 dibranë të papunë, edhe atë nëpërmjet programit për vetëpunësim, me anë të kreditimit të pakthyeshëm, që jepet me mjete për punë si dhe me programin për përkrahje për formalizmin ekzistues”, deklaroi Afet Avmedovski, udhëheqësi i Qendrës për punësim në Dibër. Në saj të planit operativ për vetëpunësime, gjegjësisht Projektet qeveritare, nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), si dhe në bashkëpunim me Agjencinë për punësime në Dibër kanë dhënë rezultate pozitive. Këtë e konfirmoi udhëheqësi i Qendrës për punësim në Dibër, Afet Avmedoski, i cili tha se këta programe që janë duke realizuar këta katër vite të fundit, kanë qenë të mirëseardhura për dibranët e papunë. Sipas tij, për tre vitet e kaluara nëpërmjet disa programeve të Qeverisë janë punësuar rreth 200 dibranë të papunë, edhe atë nëpërmjet programit për vetëpunësim, me anë të kreditimit të pakthyeshëm, që jepet me mjete për punë si dhe me programin për përkrahje për formalizmin ekzistues, projektet që u realizuan prej vitit të kaluar në të cilat u punësuan 18 persona. Udhëheqësi i kësaj Qendre shton se tani fillon edhe subvencionimi i punësimit, që është masë aktive, me të cilën u mundëson punëdhënësve që të punësojnë punëtorë të rinj, duke bërë kontrata që për gjashtë muajt e parë, punëdhënësit të pranojnë nga 15 mijë denarë nga Agjencia për punësim, me kusht që pastaj janë të obliguar që po të njëjtët punëtorë t’i mbajnë edhe 12 muaj të tjerë. Me këtë program gjatë vitit të kaluar u punësuan gjashtë punëtorë, ndërsa sivjet sipas Avmedoskit, duke filluar nga muaji i ardhshëm, shpreson që numri i të punësuarve të rritet. Ndërsa me programin e vetëpunësimit, me kreditim që mbaroi këto ditë u aprovuan gjashtë persona. Duke komentuar punësimet nga programet qeveritare gjatë këtyre tre viteve të fundit, drejtuesi i Qendrës për punësim në Dibër potencoi se interesimi i të papunëve është i theksuar më së shumti me Programin e vetëpunësimit, gjegjësisht me mjete të pakthyeshme. “Në këtë program sivjet janë bërë edhe disa ndryshime nga vitet e kaluara sepse të vetëpunësuarit, nuk mund ta mbyllin biznesin e tyre e të kthehen në evidencën e të papunëve pranë Agjencisë për punësim. Këtu duhet theksuar se me vetëpunësimin, me anë të kreditimit të pakthyeshëm, dhe formalizimin e firmave ekzistuese, janë konstatuar si të suksesshme, dhe sot e kësaj dite, edhe përkundër asaj se ky program ekziston që katër vite, ato ende i kanë firmat aktive”, tha Avmedovski. Me punësimet e masave të ndryshme të programeve të Planit operativ, shihet qarët se është një program i dobishëm që sado pak e zbutë papunësinë, dhe është i mirëseardhur dhe i mirëpritur për dibranët e papunë.



Pesonalitete tè Dibrès sè Madhe

Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937)


Haxhi Vehbi Dibra lindi në vitin 1867, në Dibër të Madhe, në një familje të nderueme, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare. Është djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuem, Myfti i Dibrës së Madhe.

Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare…

Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërue Myfti, por vepronte edhe për Shqipni…

Haxhi Vehbi Dibra lindi në vitin 1867, në Dibër të Madhe, në një familje të nderueme, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare. Është djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuem, Myfti i Dibrës së Madhe.

Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare…

Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërue Myfti, por vepronte edhe për Shqipni…

Veprimtaria e tij për Shqipni


Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit… Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, madje u zgjodh kryetar i Kongresit… Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipnisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës…

Në Qeverinë e Parë të Shqipnisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë … Kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali, për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte… Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipnisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë… Në vitin 1916, nuk qe e rastit apo çështje e fatit kur ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit… Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Muslimanëve Shqiptarë…. Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai që e përuroi Medresenë e Lartë në Tiranë… Përveç këtyre detyrave me shumë rëndësi, me shumë përgjegjësi, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari. Ka shkrue, ka botue shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botue në shtypin e kohës, kryesisht në revistën "Zani i Naltë", që botohej në Tiranë prej muajit tetor, 1923 deri në prill 1939… Në vitin 1993, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, në Harper Woods, të Detroit-it, në shtetin Michigan, në SHBA, botohen të përmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin "Ç'urdhëron Kur'ani?"

Janë të shënuara, kanë mbetur të paharruara, fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, në ditën e Shpalljës së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha:

"Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë."

Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me 24 Mars 1937, në moshën 70 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare…

Преземено од "http://wiki.mk/wiki/Dibra"
Лични алатки
Именски простори
Варијанти
Дејства
Навигација
Локални заедници
За проектот
Алатник